×
  • Lajme
  • Botë

    FMN-ja zhbllokon fonde për 28 vendet më të varfra të botës

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 11:53

    Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi sot dhënien e një ndihme tjetër urgjente për 28 vende, mes më të varfërave në botë, për t’u mundësuar lehtësimin e borxhit të tyre dhe për t’i bërë ballë ndikimit të pandemisë së COVID-19.


    Ky njoftim, që erdhi pas një mase të ngjashme të dekretuar në mes të muajit prill për 25 vende, do të ndihmojë këto vende për të mbuluar rimbursimin e borxhit të tyre ndaj FMN-së për gjashtë muajt e ardhshëm dhe do të lehtësojë burimet e tyre të pakta për përpjekjet përsa i përket urgjencës mjekësore dhe e ndihmës përballë pandemisë.

    Njëzet e tetë vendet përfituese të kësaj kredie të dytë janë Afganistani, Benini, Burkina Faso, Burundi, Afrika Qendrore, Çadi, Komores, RD e KOngps, Xhibuti, Etiopia, Gambia, Guinea-Bisau, haiti, Liberia, Madagaskari, Malavi, Mozambiku, Nepali, Nigeria, Ruanda, Sao Tome dhe Principe, Sierra Leone, Ishujt Solomon, Taxhikistani, Tanzania, Togo dhe JEmeni./AFP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!