×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tre të vdekur dhe 158 raste të reja me coronavirus

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 16:18

    Tre pacientë me Covid kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqëri. Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi numrat Covid, teksa ka njoftuar se prej 905 testimeve të kryera, 158 prej tyre kanë rezultuar pozitive.


    Ndërkohë në të dyja spitalet Covid, janë të shtruar aktualisht 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

    NJOFTIMI:

    Janë kryer 905 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

    Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

    Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

    Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

    COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)
    Raste të reja ditore 158
    Të shëruar ne 24 orë 140
    Humbje jete në 24 orë 3
    Testime ditore 905

    Testime totale 93,926
    Raste pozitive 14,568

    Raste të shëruara 8,965
    Raste Aktive 5,200
    Humbje jete 403

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 2704
    Durrës 565
    Shkodër 397
    Lezhë 260
    Korçë 241
    Elbasan 233
    Fier 223
    Vlorë 184
    Kukës 136
    Berat 121
    Dibër 80
    Gjirokastër 56

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!