×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët e Prishtinës tash e tutje mund të aplikojnë ‘online’ për leje të ndërtimit

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 16:42

    Komuna e Prishtinës është bërë komuna e Parë në Republikën e Kosovës e cila ka lansuar aplikacioinin online për leje të ndërtimit.


    Lajmin e ka bërë të ditur i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Tani e tutje të gjithë qytetarët që kanë nevojë të pajisen me leje të ndërtimit, mund të aplikojnë për to pa shkuar fizikisht në Komunë.

    Ky është njoftimi i plotë:

    “Sot lansuam sistemin “Aplikacioni online për leje ndërtimi” si Komuna e parë e në Republikën e Kosovës dhe në rajon e cila digjjitalizon procedurën për leje ndërtimi. Përmes këtij aplikacioni do të mundësohet digjitalizimi i tërë procedurave të aplikimit dhe procesit të trajtimit të kërkesave. Deri më tani procedura e trajtimit të kërkesave ka qenë manuale ku palët kanë aplikuar fizikisht në Drejtorinë e Urbanizmit”, ka shkruar Ahmeti.

    https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3381541198582370?__xts__%5B0%5D=68.ARAwhDUdO3Z2RObo_rAfHvteEG01MMqsB6iOTidXAmsouACyu-3at95dZCeY44zhPQlmqqw2-sLqRQbCrjT4RcbbBdNH7uUzwOeF2b0Ij7nZTHiGULnr8B4OuxIPW7ls67E0VVYKINTh5YmR69iuVU2oS9AjFuE_uLSwzSih_N4o-SUKbmP2Rn8izobvK17c9uJrujFd0XoZQQTsKu4Z5SgBphZmT9w93sQ51fU9E-6RrW_VeMnmuffrha1SgcvzFEFhUTMsAk8lMX-lXnQ36fBu7xM4SKp2_ro0WtwjXi9I_W5njLj5T8C-m-6lmYpvQWMoI5ahX5MYjd1_eg_mr_TQSA&__tn__=-R

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!