×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmohet, Amir Rrahmani nuk është infektuar me Covid 19

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 17:07

    Klubi i Napolit ka dematuar lajmin që kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është infektuar me coronavirus.


    Gjatë ditës së sotme ishte raportuar se mbrojtësi kosovar kishte rezultuar pozitiv me Covid 19. Lajmin e kishte bërë të ditur gazeta e njohur italiane Il Mattino.

    Por klubi napolitan në një njoftim të ri ka treguar se nuk ka raste aktive përveç Zielienskit dhe Elmas.

    Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka konfirmuar se nuk është infektuar me coronavirus, ndonëse mediat italiane kishin shkruar gjatë ditës se prishtinasi është njëri prej të prekurve.

    Rrahmani ka thënë se të gjithë lojtarët e Napolit të testuar të hënën, kanë pranuar rezultat negativ.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!