Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Komisioni Evropian në Raportin e publikuar të Progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën, ka kritikuar autoritetet kosovare në lidhje me zgjedhjet parlamentare, jo për procesin zgjedhor, por për kredibilitetin e tyre.
Sipas këtij raporti, procesi zgjedhor është dëmtuar për shkak të mosadresimit në mënyrën e duhur të ankesave nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të cilat së bashku me vendimet e gjykatave ua mundësuan kalimin e pragut koalicionit NISMA-AKR-PD.
“Sa i përket zgjedhjeve të vitit 2019 raporti vlerëson se ato ishin mirë të organizuara dhe transparente, por kredibiliteti i procesit është dëmtuar nga mos administrimi efecient i ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe vendimet kontroverse të gjykatave. Këto vendime kanë pasur ndikim të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar zgjedhor pasi që mundësuan kalimin e pragut të koalicionit NISMA-AKR-PD”, thuhet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
Kalimi i pragut nga koalicioni Nisma-AKR-PD ishte kritikuar edhe nga disa parti në Kosovë, të cilat thoshin se ky kalim po mundësohet me ndikim politik.
Ndryshe, hyrja e koalicionit Nisma-AKR-PDK në Kuvend, ua humbi disa deputetë dy partive të para, VV-së dhe LDK-së, shkruan Reporteri.net.