×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli, akuza ndaj Akademisë së Shkencave: Masakruan Fjalorin Enciklopedik, futen familjarët e vet aty

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 23:04

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka hedhur akuza ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK).


    “Fjalori enciklopedik është masakruar. Ai është ndërtuar mbi baza politike. Kush e ka pasur fuqinë politike ka ndërhyrë. Por jo vetëm fuqi politike. I ka ardhur radha aty edhe Mehmet Krajës të fusë të gjithë familjarët e tij e ka lënë shumë çështje tjera me rëndësi pa vendosur aty”.

    Tërmkolli ka akuzuar edhe avancimet në akademi.

    “Dy tri shkrime njeri i ka shkruar në gazeta dhe bëhet akademikë. Po çfarë akademiku more”.

    Ish-deputetja thotë se Frashër Demaj u sulmua për shkak se ai është deputet i LDK-së jo për diçka tjetër që lidhet me librin e kontestuar.

    “Jurishnikat e Vetëvendosjes e sulmuan atë për arsye politike. Mehmet Kraja është bërë militantë i Vetëvendosjes”, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini .

    Tërmkolli thotë se është shumë shqetësues fakti se në “Projektin e historisë së përbashkët” thuhet se pas ndërhyrjes së NATO-s nga Kosova janë larguar 100 mijë serb.

    “Disa faqe më pas në atë libër thuhet se nga Kosova janë larguar 200 mijë serb. As në regjistrimet e fundit para luftës që ka bërë ushtria [serbe] në Kosovë nuk kanë dalë 200 mijë serb. Tash llogariteni, 100 mijë serb janë në Kosovë edhe 200 mijë te tjerë dalin të larguar?!”, tha ndër të tjera Melihate Tërmkolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!