×
  • Lajme
  • Botë

    Pas protestave kundër rezultatit të zgjedhjeve, jep dorëheqje kryeministri i Kirgistanit

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 8:08

    Kryeministri i Kirgistanit ka dhënë dorëheqjen pas protestave të mëdha pas zgjedhjeve që e futën vendin në kaos politik.


    Kubatbek Boronov tani është zëvendësuar nga Sadyr Japarov, i cili u lirua nga burgu një ditë më parë, njofton Klan Kosova.

    Grupet e opozitës kishin marrë më parë kontrollin e parlamentit, duke protestuar ndaj rezultateve të zgjedhjeve që ata thonë se ishin të manipuluara.

    Duke u përballur me një presion në rritje, organi zgjedhor i vendit ka anuluar rezultatet e zgjedhjeve të parlamentit të së dielës.

    Rezultatet e zgjedhjeve nxorën fituese partitë aleate të presidentit të vendit Sooronbai Jeenbekov që fituan pjesën më të madhe të votave, mes akuzave për blerje masive të votave.

    Presidenti Jeenbekov është ende në pushtet por ka lënë të kuptohet se ai është i gatshëm të lë postin.

    Ai më parë kishte thënë për BBC se ishte “i gatshëm t’u jepte përgjegjësi liderëve të fortë”, por refuzoi të tregonte se kë kishte në mendje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!