×
  • Sport
  • Sport

    Maqedonët i gëzohen mungesës së Muriqit, ky është mendimi i tyre për Nuhiun

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 9:00

    Kombëtarja e Kosovës këtë të enjtë (8 tetor) luan ndeshjen historike ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Play-Offit të Ligës së Kombeve.


    Vendasit shihen favorit pas mungesave të shumta te Kosova, ku bien në sy Mirlind Kryeziu, Idriz Voca, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani.

    Maqedonasit i gëzohen lajmit të mungesës së Muriqit, duke e cilësuar si humbje të madhe për Kosovën, , shkruan Insporti.

    “Zëvendësimi i Muriqit me shumë gjasë është Nuhiu, i cili është i gjatë, i fortë fizikisht dhe i mirë në duele, por ai është shumë i ngadalshëm. Ndërprerjet e lojës tani bëhen shumë të rëndësishme.” – shkruhet në faqet sportive të Maqedonisë së Veriut.

    Takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet në stadiumin e Shkupit me fillim nga ora 20:45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!