Spitali i Përgjithshëm i Pejës, në raportin ditor, të publikuar në mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur se aktualisht në këtë spital po trajtohen 21 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ndërsa 14 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi e 3 të tjerë janë në gjendje më të rëndë. Po ashtu është bërë e ditur se 1 pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Në total janë 237 pacientë që kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje ka qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
249 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,669 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.
141 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 88 Rëntgena, 33 EHO dhe 20 CT-ja. /Reporteri.net/.