Kosova do të luajë këtë të enjte (8 tetor) takimin historik ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë takimin më të rëndësishëm në histori ndaj Maqedonisë së Veriut me 8 tetor. Ky takim është i vlefshëm për një vend në finale të Ligës së Kombeve, ku një fitore eventuale garanton plasman në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Ditën e djeshme nga burime brenda kampit të Kosovës, u konfirmuar mungesa e kapitenit Amir Rrahmani.
Kjo vjen pasi dy lojtarë të Napolit u diagnostikuan me Covid 19, ndaj sipas protokollit të qytetit ata duhet të izolohen për një periudhë dy javore.
Por, sipas disa burimeve afër kombëtares së Sllovakisë, mesfushori i Napolit, Stanislav Lobotka është optimist për pjesëmarrje në takimin e së enjtës ndaj Irlandës.
Sikur Rrahmani është në karantinë, por në dy testet e fundit ka rezultuar negativ dhe është duke pritur një testim të tretë dhe të fundit për të fluturuar drejt Bratisllavës.
Situata e njëjtë është edhe me kapitenin e Kosovës, i cili dje gjatë ditës testoi negativ për herën e dytë, ndaj sipas këtij informacioni atij i duhet vetëm edhe një test negativ për të pasur drejtë loje ndaj Maqedonisë së Veriut.
Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka dalur me një komunikatë zyrtare rreth rastit të Rrahmanit, por si duket ka shpresa që ai të paraqitet në ndeshjen historike të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.