E përditshmja “Bota Sot” duke u thirrur në burime të veta raportoi mbrëmë se moderatorja Anita Haradinaj është sulmuar fizikisht nga burri i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe sipas raportimit të tyre moderatorja ka përfunduar në Emergjencë.
Këtë lajm e ka demantuar vetë Anita Haradinaj e cila ka shkruar se me Haradinaj ka 17 vite që është në marrëdhënie shumë të mira, shkruan Reporteri.
Ajo tutje shton se është e ulët dhe e turpshme të prodhohen lajme të tilla.
“Kam 20 vjet që punoj dhe jam pjesë e medias në Kosovë dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendencës për të prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shumë a më pak, kam qenë shumë herë pjesë e lajmeve të tilla dhe e kam kuptuar që injorimi do te ishte formë e drejtë e përgjigjes së thashethemeve por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundshme te injorohet sepse unë jam nënë, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dikë diku! Prandaj është e turpshme të prodhohen lajme kaq të ulta! Unë jam shume mirë dhe kam 17 vjet që jam shumë mirë me Ramushin”, ka shkruar Anita Haradinaj në Facebook. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.