×
  • Sport
  • Sport

    “Dardanët” krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme, në pikën kufitare në Han të Elezit

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 11:59

    Kosova është nisur drejt Shkupit për ndeshjen e play-offit të Ligës së Kombeve kundër Maqdonisë së Veriut.


    “Dardanët” kanë mbushur rrugën afër kufirit në Han të Elezit për t’i përcjellë futbollistët e Kombëtares, ndërsa ata pa ndalë kanë kënduar këngë në mbështetje të përfaqësueses drejtuar nga Bernard Challandesi.

    Pasi nuk do të jenë prezent në stadium për shkak të Covid-19, “Dardanët” kështu u kanë dalë në përkrahje futbollistëve me shpresën që arrijnë fitore në Shkup, shkruan Reporteri.net.

     

    Për të pritur futbollistë e përfaqësueses ka dalë edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

     

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!