×
  • Sport
  • Sport

    Nën masa të rrepta sigurie, përfaqësuesja e Kosovës arrin në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 14:37

    Kosova tashmë ka arritur në Maqedoninë e Veriut, aty ku do të zhvillohet ndeshja për play-offin e Ligës së Kombeve.


    Tanët kanë arritur në një hotel të shtetit fqinj për përballjen e nesërme (8 tetor) që fillon nga ora 20:45.

    Nën masa të rrepta sigurie të përcjell nga policia maqedonase, Përfaqësuesja jonë është akomoduar në vendqëndrimin e tyre të përkohshëm, raporton ekipa.mk.

    Gjatë rrugë thuhet se nuk ka ndodhur asnjë incident dhe çdo gjë ka shkuar sipas organizimit.

    Të enjten me 8 tetor, Maqedonia e Veriut në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të mirëpret Kosovën në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!