Kopështi Nr 1 në Qytetin e Ballshit, që frekuentohet nga rreth 100 fëmijë u mbyll pasi një edukatore rezultoi e prekur nga koronavirusi.
Prindërit janë njoftuar për situatën, ndërsa janë marrë tampon për 12 persona, kontakte të ngushta të edukatores që shkonte në Ballsh nga Fieri.
Edhe në Berat e infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe një edukatore në kopshtin “10 Korriku” në Berat. Rastet këtë të mërkurë u evidentuan edhe mes nxënësve të shkollave e Bluzave të Bardha.
Drejtoria e Higjienës në Berat ka dezinfektuar kopshtin dhe ka mbyllur edhe grupin e fëmijëve, ku punonte edukatorja.
Ndërsa nxënësja e prekur me covid 19 studion në gjimnazin “Bab Dudë Karbunara” dhe dyshohet se është infektuar nga një shoqe e konfirmuar me herët.
Koronavirusi vijon të përhapet edhe mes bluzave të bardha. Dy mjekë të Qendrave Shëndetësore të fshatrave Velabisht e Cukalat sipas burimeve janë infektuar me covid 19.
Të martën, një kopësht u mbyll në Korçë pasi drejtorja rezultoi e prekur nga koronavirusi.
Që prej nisjes së vitit të ri shkollor, numri i nxënësve dhe mësuesve të prekur nga koronavirusi ka shënuar rritje, por të dhënat zyrtare mungojnë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.