Trajneri i Maqedonisë Veriore është deklaruar në lidhje me sfidën gjysmëfinale kundër Kosovës.
Maqedonia e Veriut po kryen përgatitjet e fundit para takimit me Kosovën, takim i cili ka rëndësi jetike për të dy skuadrat dhe për të dy shtetet.
Pas stërvitjeve të mëngjesit në një konferencë shtypi dolën sulmuesi Goran Pandevi dhe trajneri Igor Angelovski, të cilët folën ndoshta për herë të fundit në lidhje me takimin kundër Kosovës.
“Jam i sigurt që do të shihni më të mirën e mundshme nga futbollistët e mi në këtë takim, kemi pritur për kësi lloj ndeshjesh që 30 vite. Pavarësisht situatës së pazakontë, ne do të ambientohemi siç po bënë edhe pjesa tjetër e botës. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të vrapojmë shumë kundër Kosovës. Pjesëmarrja në Europian është në duart tona, detyra jonë është të jemi gati për gjithçka. Kapiteni ynë nuk është 100% gati të luaj por për këtë duel kemi shumë motivim dhe inspirim. Gjithçka po shkon në favorin tonë dhe pres të jemi në finale” – tha trajneri Maqedonisë së Veriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.