Antonin Panenka është një emër shumë i njohur i botës së futbollit.
Ish-mesfushori ofensiv nga Praga, vitet më të bukura të karrierës i kaloi te Rapidi i Vienës, aty ku fitoi 5 trofe, ndërsa kulmin e arriti me kombëtaren e Çekosllovakisë.
Në vitin 1976 fitoi Evropianin me kombëtaren, duke u shpallur kampion pas fitores ndaj Gjermanisë Perëndimore.
Sfida shkoi në penallti dhe Panenka i mahniti të gjithë me shpikjen e tij. Ai pati guximin të dhuronte një “parabolë” të ëmbël, topi në rrjetë dhe Çekosllovakia në majë të Evropës.
Goditja e tij u kopjua nga shumë lojtarë të tjerë me kalimin e viteve. Francesco Totti e solli në modë në Euro 2000, teksa shumë lojtarë zgjedhin ta godasin penalltinë në stilin “Panenka”.
71-vjeçari, i cili mban postin e presidentit të nderit të Bohemians 1905, është prekur nga Covid-19 dhe është shtruar menjëherë në spital dhe ndodhet në kurim intensiv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.