×
  • Sport
  • Sport

    ‘Dardanët’ ndriçojnë edhe pa reflektorë në Shkup, maqedonasit mund të dënohen nga UEFA

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 21:21

    Kosova ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para takimit ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar


    “Dardanët” zbritën në fushën e stadiumit “Tose Proeski” në orën 18:00, aty ku nesër synojnë të shkojnë një hap tutje në synimin për të arritur suksesin historic, shkruan Reporteri.net

    Ndonëse organizatori bëri një lëshim jo të vogël, duke vonuar ndezjen e reflektorëve për pjesën më të madhe të stërvitjes, megjithatë djelmoshat e Bernard Challdes “ndriçuan” në fushën e lojës me plotë entuziazëm, vullnet e përkushtim në punë, por edhe me besim se nuk do të lëshojnë nga duart këtë mundësi të madhe për të kaluar në finalen e “play-off”-it.

    Megjithatë, nuk ka se si mos të bie në sy dhe të mos komentohet ndriçimi i munguar nga reflektorët. “Reporteri” ka hulumtuar në rregulloret e UEFA-s, teksa për mungesën e energjisë elektrike në stadium thuhet se organizatori është i obliguar që brenda 7 deri në 10 minuta t’i ndez gjeneratorët.

    Mungesa e ndriçimit mund t’i kushtojë me gjobë të majme maqedonasve, pasi që mund të konsiderohet si e qëllimshme dhe pikërisht para një përballje tejet të rëndësishme si kjo e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!