×
  • Lajme
  • Lajme

    Si do jenë rregullat anti-Covid në konvikte dhe sa do pranohen në një dhomë

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 21:08

    2 nëntori është data e nisjes se vitit të ri Akademik për studentët. Shumë prej tyre të cilët jetojnë në rrethe do duhet të regjistrohen në konvikte, apo në shtëpi me qera.


    Por si do jenë rregullat brenda konvikteve? Sa persona do të lejohen në një dhomë dhe skenari nëse një prej studentëve infektohet me Covid?

    Për këtë ka folur drejtoresha e Rezidencës Studentore Universitare nr.2 në Tiranë Zhanina Dapi e cila thotë se që në hyrje studentëve do tu matet temperatura dhe se në ambientet e brendshme të përbashkëta maska do jetë me detyrim.

    Në ambientet e përbashkëta studenti mban maskën të detyruar, mban distancën e detyruar të përcaktuar diku tek 1 metër largësi. Në momentet që ndodhen në dhomat e tyre personale mbetet në dëshirë të studentit mbajtja apo jo e maskës. Kemi një staf të përhershëm që bën matjen e temperatures.

    Si do ndahen në dhoma? Drejtoresha thotë se do të bëhet në bazë të distancës që përcaktohet nga sipërfaqja e dhomës:

    Numri i studentëve nëpër dhoma përcaktuar nga kushtet teknike, distanca sipas sipërfaqes së dhomës është minimizuar. Ka dhoma ku janë të akomoduar 2 studente dhe dhoma ku janë të akomoduar tre studente. Kanë një ambient të përbashkët që është tualeti bashkë me dushet.

    Drejtoresha Zhanina Dapi parashikon dhe skenarin nëse një prej studentëve në konvikt shfaq simptoma të virusit, apo nëse rezulton me koronavirus:

    Në momentin që evidentohet një student ne bëjmë distancimin e tij, e izolojmë ne dhomën ku është. Pas simptomës njoftohet mjeku i familjes që na orienton nëse duhet bërë tamponi apo jo. Nën momentin që do bëhet tamponi, studenti do të qendrojnë i izoluar derisa të vijë përgjigjia. Bashkë me studentin do të izolohen dhe studentët e tjerë që janë dhomë. Stafi jonë është në pritje dhe ndjekje të studentit duke qendruar jashtë apartamentit të studentit duke e ndihmuar për cdo nevojë personale që ka.

    Kjo rezidencë studentore zë një kapacitet prej 270 studentësh në një godinë.

    Ndërkaq, ministria ende nuk ka publikuar protokollin për konviktet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!