Kosova këtë të enjtë me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Ky takim do të jetë i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
E për të folur më shumë rreth situatës së nesërm, dhe se sa janë futbollistet e përgatitur psiqikisht për këtë takim, foli edhe ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki.
“Edhe gjatë kohës time si trajner në Kombëtaren, një trajneri mendon matematikat e mundshme për me arrit një rezultat, trajnerët dhe futbollistet ushtrojnë ne aspektin mental se si t’i kontrollojnë emocionet në ndeshje të tilla”.
“Qysh duhet te parapërgatitesh në një stadium te zbrazët, me rendësi është me dhënë maksimumin, nëse e keni dhënë maksimumin gjithmonë e ke një përgjigje. Ne të gjithë dëshirojmë me fitu ketë lojë, por rrethanat mund te ndryshojnë”, tha Bunjaki në emisionin “Prime Time”.
Një fitore e mundshme në këtë takim do t’i siguronte finalen e madhe dhe mundësinë jetësore për t’u kualifikuar në ‘Euro 2020’ që do të zhvillohet verën e ardhshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.