Profesori universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi thotë se ka filluar një skenar i Serbisë, sikurse i viteve të 80-ta.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, thotë se ky skenar për inskenimin e incidenteve ka nis në Bërnicë dhe Babimoc.
Ai kërkon nga Policia dhe Qeveria që të mobilizohen dhe mos të injorojnë këtë zhvillim.
Sipas tij, nëse ka keqbërës duhet të çohen para drejtësië dhe nëse janë inskenime duhet të adresohen.
Ky skenar thotë se është i ngjashëm me ato të Millosheviqit të viteve të 80-ta.
“Si duket ka rifilluar skenari për inskenimin e incidenteve në mesin e serbëve lokalë në Kosovë. Ka nisur në Bërnicë dhe Babimoc. Policia dhe qeveria e Kosovës duhet të mobilizohen e të mos injorojnë këtë zhvillim”, ka shkruar Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.