×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioneri i BE-së e thotë prerë se nuk do të ketë liberalizim: Shtetet e BE-së nuk janë të bindura

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 11:04

    Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në takimin me kryeministrin Avdullah Hoti ka folur për liberalizimin e vizave.


    Ai ka bërë të qartë se shtetet e BE-së nuk janë të bindura për liberalizim përkundër që Kosova ka plotësuar kushtet.

    “Nuk ka në asnjë takim të vetëm që nuk e kemi diskutuar për këtë çështje, unë po mundohem të bind edhe shtetet e Bashkimit Evropian. I keni përmbushur të gjitha kushtet. Komisioni nuk është që e merr vendimin, pra duhet të bindet shtetet që të pajtohen për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

    “Nuk ka asnjë takim që nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Po përpiqemi t’i bindim shtetet anëtare që t’i ofrohet liberalizimi qytetarëve të Kosovës sepse vlerësimi ynë mbetet se i keni përmbushur të gjitha kushtet por nuk mjafton vetëm vlerësimi ynë, duhet t’i bindim shtetet anëtare”, tha ai.

    Sipas komisionerit të BE-së, “kjo s’është punë e lehtë”.

    “Kjo mund të arrihet vetëm nëse dëshmojmë me punën në terren dhe arritjen e rezultateve dhe kryeministri po e bën këtë që të mos ketë keqpërdorim që të mos këtë azil. Na jepni kohë dhe hapësirë që ta arrijmë këtë dhe do ta arrijmë atë”, tha tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!