Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, sjell një lajm të madh që e sjell komisioneri është plani i investimeve dhe Rimëkëmbje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor nga BE-ja, në vlerë prej 28 miliardë euro.
Në konferencën e përbashkët, Hoti theksoi se nëntë miliardë euro janë grante që i jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Por kjo nuk ishte tema e vetme. Hoti foli edhe për korrupsionin, duke thënë se për katër muaj në Qeveri e ka larguar fjalën korrupsion nga diskursi.
“Si qeveri gjatë, këtyre katër muajve të qeverisjes e kemi larguar nga diskursi publik fjalën korrupsion, dhe kemi tregu vendosmëri në luftimin e krimit të organizuar. Aksionet që janë zhvillu para dy jave po vazhdojnë, dhe do ti shihni edhe tjera në ditët në vijim në gjithë vendin për të vendosur rend dhe ligj”, tha Hoti.
Ndryshe, Qeveria e Hotit dështoi sot të kalojë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e cila është sjellur disa herë në Kuvend. Dështimi i saj, rriti zërat tek VV e PDK për ta rrëzuar Qeverinë, shkruan Reporteri.net.