Një person i panjohur ka arritur që t’i grabisë rreth 29 mijë euro nga një punonjës i një kompanie, i cili kishte shkuar për t’i deponuar ato në një bankomat të bankës ProCredit në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.
Gazeta Sinjali, raporton se i dyshuari kishte shkuar afër veturës së punonjësit të kompanisë dhe nga mbrapa ia kishte marrë paratë, rreth 29 mijë euro.
Se ka ndodhur një grabitje e tillë, sot në raportin 24-orësh njofton edhe Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje.
“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 07.10.220-22:10. Ankuesi mashkull/kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke shkuar në filialin bankar për deponim parash, një person i panjohur i ka marrë kësen me para dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.