Dy persona janë arrestuar në qytetin e Mirditës, pasi në shtëpinë e njëri prej tyre u gjendën rreth 3.1 kg kanabis sativa.
Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gj. V., 53 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij E. Z., 32 vjeç, banues në Katund i Vjetër, Mirditë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas posedonin lëndë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit GJ. V., në fshatin Katund i Vjetër, Mirditë”, thuhet në njoftim.
Gjatë operacionit policor, u zbulua se lënda narkotike ishte bërë gati për shitje.
Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.