×
  • Lajme
  • Botë

    Debati mes zv.presidentëve, Pence dhe Harris përplasen për mënyrën e trajtimit të pandemisë nga Trump

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 11:36

    Debati i së mërkurës mes kandidatëve për zv.presidentë të Amerikës, Majk Pens dhe Kamala Haris, rezultoi i qetë dhe konstruktiv.


    Në arenë, pretendëtët republikanë dhe demokratë i ndeshën mospajtimet politike me qytetari, duke i qëndruar rigorozë mesazhit të tyre dhe shpeshherëduke iu shmangur pyetjeve direkte.

    Demokratja Haris i përqendroi sulmet e para te ajo që e konsideroi pikën më kritike, menaxhimin e dobët të situatës së pandemisë së koronavirusit nga qeveria aktuale.

    “Për popullin amerikan nuk ka dështim më të madh sesa kjo administratë presidenciale. Kemi mbi 210 mijë të vdekur për shkak të mosveprimeve, prej një qeverie që as sot nuk ka një plan.”

    Një pjesë e debatit u përqendrua te ekonomia, te asistencat shëndetësore dhe taksat, pika të cilat republikani Pens tha se dy partitë kanë dallimet më thelbësore.

    “Xho Bajdeni do të rritë taksat, do që t’i japë fund industrisë së hidrokarbureve, nxjerrjes së naftës, ta paralizojë sektorin tonë energjetik dhe t’ia dorëzojë ekonominë e vendit, Kinës.”

    Për sa i përket protestave kundër racizmit që gëlojnë prej muajsh në vend, demokratja Haris tha se presidenca aktuale i ka thelluar ndasitë racore, ndërsa për republikanin, Pens, është opozita ajo që po i fryn zjarrit të konflikteve sociale dhe racore në vend.

    Në kushtet e pandemisë dhe të ndarë me një xham në distancë nga njëri-tjetri, ky ishte debati i vetëm i planifikuar mes dy kandidatëve për zv.presidentë, që sipas analistëve nuk nxori asnjërën palë qartësisht të fituar por theksoi cilësitë politike të secilit.

    Dy debatet e mbetura më 15 dhe 22 tetor pritet të mbahen mes rivalëve kryesorë, Donald Tramp dhe Xho Bajden, në se presidenti amerikan arrin të shërohet në kohë nga sëmundja e kovidit-19 me të cilën ai përballet prej gati një jave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!