×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Armend Dallku bëhet trajner i klubit nga Liga e Parë

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 11:53

    Armend Dallku është emëruar trajner i Dukagjinit të Klinës


    Ish-trajneri i Prishtinës do të jetë pasues i Severin Elezajt, i cili është larguar nga klubi, shkruan Reporteri.net

    Dallku ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Dukagjinit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

    Dukagjini edicionin e kaluar ishte pjesë e Superligës, por nuk arriti të mbijetonte dhe këtë vit luan në Ligën e Parë.

    Ky është njoftimi i klubit:

    Klinë 09 Tetor 2020

    Dallku nga sot merr timonin e skuadres së Dukagjinit!

    Pas largimit të trajnerit klinas Severin Elezaj, klubi tashmë ka arritur akordin me ish trajnerin e FC Prishtinës zt. Armend Dallku i cili do ta drejtoj skuadren tonë deri në fund të këtij sezoni. Pjesë e shtabit teknik të Dallku do të jetë edhe ish trajneri kondicional të FC Prishtina, Artan Luzi.

    Klubi u dëshiron mirëseardhje dhe suksese në sfidat e përbashkëta.

    Na priftë e mbara!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!