Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj sërish ka qenë protagonist në Kuvendin e Kosovës.
Kësaj here deputeti nga Prizreni është përplasur me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.
Gjithçka nisi ndërsa flitej për mocionin për rrëzimin e qeverisë, me ç’rast Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë Haxhiut, që t’ia sjell mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
“Bire këtu mocionin, unë ta nënshkruaj”, i tha Ukaj, deputetit Haxhiut.
Duke parë se Ukaj nuk po ulet, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i kërkoi bashkëpartiakut të tij të ulet, duke i thënë “ulu bre se nuk ka kuptim”.
Kujtojmë se Ukaj kohë më parë ishte përplasur edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, të cilës i kishte shkuar afër foltores, por që kishin ndërhyrë bashkëpartiakët e tij që të mos ndodhte ndonjë skenë e papërshtatshme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.