×
  • Lajme
  • Botë

    Përfundojnë rezervat: BE blen doza të reja Remdesiviri

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 12:28

    Komisioni evropian ka arritur një marrëveshje me shtëpinë farmaceutike amerikane Gilead për blerjen e 20300 dozave të tjera remdesivir, ilaçi që kuron covid 19, sasi kjo e nevojshme për kurimin e 3400 pacientëve.


    Vendimi u mor pas alarmit të ndezur në disa vende të BE për rezervat që po shterojnë. Një zëdhënës i ekzekutivit evropian ka deklaruar se Brukseli ka përmbyllur marrëveshjen me një kosto prej 7 milionë eurosh.

    Trajtimet i shtohen 30 mijë dozave të blera në korrik për kurimin e të sëmurëve me simptoma të rënda. SHBA ndërkohë ka nënshkruar një marrëveshje për 500 mijë doza të tjera. Aktualisht, remdesiviri dhe steroidi dexametasone, janë ilaçet e vetme të autorizuara në Evropë për kurimin e koronavirusit.

    Remdesiviri po mbaron – kishte deklaruar dy ditë më parë zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë në Holandë, Martij Janssen duke shtuar se priten furnizime të reja. Ndaj, edhe pjesa e parë e dozave të reja do të dërgohet pikërisht në holandë, por edhe në republikën ceke, greqi, austri, Danimarkë e Slloveni, vende që në këto momente kanë deklaruar mungesën e rezervave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!