×
  • Sport
  • Sport

    Vojvoda vjen me një postim të veçantë para ndeshjes së sotme

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 12:54

    Kombëtarja e Kosovës sot do ta zhvillojë ndeshjen vendimtar ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.


    Me fillimin nga ora 20:45 ‘Dardanët’ do të zbarkojnë në stadiumin “Todor Proeski” për ta ‘ripushtuar’ përsëri Shkupin, kësaj here përmes futbollit.

    Futbollisti i Kosovës dhe Torinos, Mërgim Vojvoda, ka ardhur me një postim të veçantë.

    Ai në një foto të postuar në “Instagram” shihet duke e festuar fitoren me Çekinë, derisa ka shkruar: “Vetëm krenari, asgjë tjetër”.

    Një fitore e mundshme në këtë takim do t’i siguronte finalen e madhe dhe mundësinë jetësore për t’u kualifikuar në ‘Euro 2020’ që do të zhvillohet verën e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!