Kryetari i PD-së ka vijuar takimet dhe këtë herë në qytetin e Laçit.
Në takimin me të papunë dhe biznese të dëmtuara në Laç Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po gresim ekonominë e vendit.
“Na pret një betejë përpara. Nuk do të jetë e lehtë por me bashkimin e shqiptarëve nuk është i parealizueshëm”, tha Basha.
Bashkia tha se ujësjellësi dhe ndërmarrjet publike janë shndërruar në hambarë për militantë që nuk shkojnë asnjë ditë në punë.
Basha tha se sot prioriteti numër një është të shpëtohet buxheti i familjeve nga falimentimi deri më 25 prill.
“Pas 25 prillit, rikthimin e ekonomisë në binarët e rritjes dhe zgjerimin e fuqizimin e klasës së mesme do ta bëjmë bashkë me programin ekonomik të qeverisë së Partisë Demokratike. Pjesë e këtij programi është edhe plani i mbështetjes për bujqësinë që është sektori që punëson më shumë shqiptarë”, tha Basha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.