×
  • Sport
  • Sport

    Berisha nuk u ftua, por tregon se është djalë fantastik me këtë mesazh para ndeshjes me Maqedoninë

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 13:59

    Bernard Berisha nuk është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e tetorit


    Kosova sot luan ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj dhe në këtë grumbullim nuk është prezent Bernard Berisha, i cili u la jashtë listës nga Challandes, shkruan Reporteri.net

    Por, pavarësisht kësaj djaloshi nga Peja u ka dhënë përkrahje morale Komëbtares së Kosovës me një mesazh në rrjetin e tij social në Facebook.

    “Të gjithë të bashkuar për një qëllim, Kosova zemra jonë. Forca djema, Zoti ju ndihmoftë”, ka shkruar Berisha.

    Ndryshe, një fitore sonte do të thoshte se kualifikimi për Kampionat Evropian do të ishte edhe më afër pasi në nëntor do të luhet finalja e play-offit të Ligës së Kombeve.

    Në rast se Kosova fiton sonte, atëherë do të përballet me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!