×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK përmend disa sondazhe: Jemi në garë për vendin e parë

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 13:48

    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se kjo parti është kthye në garë për vendin e parë.


    Kjo sipas tij është konfirmuar nga hulumtimet dhe analizat që po bëhen nga palët e treta, shkruan Reporteri.

    Sipas Bytyçit rikthimi i PDK-së ka ndodhur pas disa vendimeve që mori kryetari i kësaj partie, e që një preh tyre ishte edhe qëndrimi në opozitë.

    Postimi i plotë:

    Hulumtimet dhe analizat nga palët e treta po tregojnë qartë se PDK është duke u rikthyer.

    Edhe PO! Ne jemi në garë për vendin e parë, shumë më shpejtë se që kishim pritur, por këtu edhe duhet të pranojmë se tri vendimet e kryetarit të partisë, z. Veseli e ka kthyer besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.

    1. Shkuarje në opozitë me dinjitet e pak fjalë.
    2. Qasja konstruktive se jemi opozitë ndaj qeverise (Kurti/Hoti), por jo opozitë ndaj shtetit të Kosovës.
    3. PDK në vazhdimësi po ofron zgjidhje e propozime për çështjet me interes për qytetarët. Jo fjalë por zgjidhje të ofruara me shkrim.

    Edhe reforma në parti po jep rezultate. Për të gjithë neve, ky është një lajm i mirë, e sidomos për vendin. Por, ne duhet të vazhdojmë me qasjen e duhur në opozitë, por edhe reformën e thellë ndaj segmenteve që në vazhdimësi po e pengojnë rritjen tonë politike.

    Për më pak se një vit, qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se vendi ynë ka nevojë për një qeveri që di të marrë vendime, e jo një qeveri që flet shumë e propagandon, por kryen pak punë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!