Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të gjashtë ta miratoj pakon e rimëkëmbjes ekonomike.
Me vetëm 58 vota, koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet ka dështuar sërish ta miratoj pakon e rimëkëmbjes ekonomike.
Është ambasadori gjerman, Jörn Rohde i cili ditë më parë kishte shkruar se është mjaft dëshpëruese rast unik në Evropë që Kosova disa herë radhazi nuk ka arritur të miratoj pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, i ka reaguar sërish Qeverisë e cila nuk po i ka votat për ta kaluar këtë pako në Kuvend, shkruan Reporteri.
Ai ka pyetur Qeverinë se ku është plani për kompromis me opozitën.
“I trishtuar kur dëgjova se në seancën e sotme të kuvendit Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike nuk kaloi për herë të 6-të. Ku është plani i Qeverisë për të krijuar një kompromis me opozitën?”, shkroi ai në Twitter. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.