×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet projektligji për marrëveshjen financiare me BE-në, Kosova pritet të përfitojë 6 milionë euro

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 16:19

    Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2019, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.


    Kjo marrëveshje mundëson që Kosova të përfitojë 6 milionë euro në formë projektesh nga BE-ja, ndërsa 1 milion euro jepen si bashkëfinancim nga Kosova.

    Projektligji u miratua me 95 vota për dhe asnjë kundër.

    Seanca e Kuvendit është duke vazhduar ende.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!