×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti planifikon të rikthejë disa lojëra të fatit

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 16:39

    Qeveria Hoti pritet të lejojë funksionimin e disa lojërave të fatit, të ndaluara në kohën e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.


    Në media gjatë ditës së sotme është raportuar se kjo pritet të bëhet përmes projektligjit për Lotarinë e Kosovës, hartimi i të cilit thuhet se ka nisur.

    Po ashtu raportohet se përmes këtij projektligj që pritet t’i dorëzohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës për miratim, rregullohet organizimi dhe funksionimi i Lotarisë së Republikës së Kosovës llojet e lojërave të fatit të organizuara nga Lotaria.

    I njëjti parasheh që do të jetë shteti ai që do të organizojë lojërat e fatit dhe jo bizneset private.

    Kujtojmë që në mars të vitit 2019, Qeveria “Haradinaj” ka marrë vendim për mbylljen e të  gjitha lojërave të fatit në Republikën e Kosovës.

    Që atëherë disa prej tyre kanë vazhduar veprimtarinë ilegalisht, siç ishte rasti në Karaçevë të Kamenicës, ku së fundmi u mbyllën disa kazino dhe u arrestuan dhjetëra persona, përfshirë edhe pjesëtarë të policisë.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!