Dardan Islami, aktivist dhe analist politik, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është infektuar me virusin Corona.
Islami ka postuar një foto ku shihet i shtrirë në spital, foto të cilës i ka bashkangjitur edhe disa vargje të thurura në stilin e tij.
Në fund të postimit, Islami ka bërë thirrje për të mos u friguar, duke shkruar ‘mosutut’.
Rastet me coronavirus në Kosovë javëve të fundit kanë rënë ndjeshëm, por ekziston frika se ato sërish mund të rriten, shkaku i futjes në stinën e vjeshtës ku pritet që virusi corona të përhapet më shkumë, bashkë me gripat sezonal.
Postimi i plotë i Islamit:
Kur i musha mori Nane ooouuu 47 vjet,
Mu dasht mori nane ouuu me ra ne krevet,
Me ra ne krevet o me ra ne jastak,
Ne tavalet none pshurrsha gjak,
Pshursha gjak o gjak te zi, ne thojshin nane covidli!
Cka po me vyne oj nane trenerka me via
Kur mu mush krejt trupi inekcija!
#mosutut
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.