Më shumë se 1.000 raste të reja të reja me koronavirus janë konfirmuar në Portugali në 24 orët e fundit. Ky është numri më i madh i të infektuarve në këtë shtet që nga muaji prill, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.
Sipas të dhënave të shërbimeve shëndetësore, 1,278 të infektuar të rinj u konfirmuan ditën e kaluar, gjersa 10 të infektuar vdiqën.
Në Portugali, hera e fundit që u regjistruan më shumë se 1.000 raste të reja ishte në 10 Prill, kur vendi ishte në karnatinë.
Që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet janë regjistruar 82,534 raste të me koronavirus, gjersa 2,050 njerëz kanë vdekur. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.