×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dita e 11 e grevës, naftëtarët refuzojnë ujin: Do dalim këtej me barrela

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 16:56

    Protesta e naftëtarëve të Ballshit ka hyrë sot në ditën e 11 të saj. Mësohet se gjendja shëndetësore e grevistëve është e rënduar, ndërkohë që kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, shprehet se nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me kërkesat e tyre.


    Dautaj, i cili gjithashtu i është bashkuar grevës ka deklaruar se moment nuk do të pranohet asnjë shërbim shëndetësor madje nuk do të pranohet as media.

    “Këtu nuk ka show. Nga ky moment, nuk do të pranojmë më as shërbim shëndetësor, as media. Do të fikim telefonat, edhe ujin do ta ndërpresim. Do të kyçim dyert dhe do të dalim që këtu me barrela”, është shprehur Dautaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!