×
  • Sport
  • Sport

    Rashica me një dedikim motivues për bashkëlojtarët: Një ekip, një ëndërr. Forca djema!

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 17:24

    Sonte në ora 20:45, Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Shkup. Kosova do të kërkojë ta kalojë pengesën e parafundit, në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori të vet, shkruan Reporteri.net.


    Por ekipit të Kosovës sonte do t’i mungojë sulmuesi, Milot Rashica. Pak para ndeshjes ai nëpërmjet një postimi në Instagram ka motivuar bashkëlojtarët e tij.

    “Sot është një ditë e madhe ??Forca djema? #OneTeamOneDream”, ka shkruar ai

    https://www.instagram.com/p/CGFkZuooKJ7/

    Ndryshe, fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit për një vend në fazën grupore në Euro vitin e ardhshëm.

    Fatkeqësisht, për shkak dëmtimesh por edhe situatës me COVID-19, Kosova do të jetë pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!