Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti i kanë uruar Kosovës fitore në ndeshjen e sotme kundër Maqedonisë së Veriut.
Thaçi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka shkuar pa paralajmërim, ka publikuar një video, mbi të cilën ka thënë se me zemër e shpirt është me Kombëtaren e Kosovës në futboll.
“Me zemër e shpirt jemi me Kombëtaren e Kosovës në futboll ⚽️. Fitore!”, ka shkruar Thaçi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/699802557301802
Ndërkaq kryeministri Avdullah Hoti ka kujtuar se Kosova është më afër se kurrë kualifikimit për Kampionatin Evropian 2020, duke iu uruar shumë fat futbollistëve.
“Jemi shumë afër kualifikimit për #EURO2020. Shumë fat sonte djema! #KosovaEuro2020”, ka shkruar Hoti.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/photos/a.618414521553239/3721674604560533/?type=3
Ndeshja e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.