×
  • Sport
  • Sport

    Politikani shqiptar përkrah përfaqësuesen e Maqedonisë në përballjen e sontme

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 18:49

    Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se sonte gjatë lojës Maqedoni-Kosovë do të bëj tifo për atë të parën, pra do të jetë kundër Kosovës dhe do të mbështet përfaqësuesen maqedonase.


    Ai në Facebook ka shkruar “Sot është ditë e madhe” dhe në mbishkrim ka vendosur vetëm flamurin maqedonas.

    Në komentet e postimit të tij, Zekiri mori shumë kritika dhe kundërshtime nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilët thuajse se plotësisht janë në mbështetje të kombëtarës së Kosovës.

    Postimi i plotë i Zekirit:

    https://www.facebook.com/muhamed.zekiri/posts/10160686786034466

    Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës luhet këtë enjte në Shkup, e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës së Kombeve.

    Ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!