×
  • Lajme
  • Lajme

    VV e quan shpifje lajmin se aktivisti i saj u arrestua në Belgjikë me 3 kg drogë

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 19:18

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas lajmit se, Rediart Cankja i cili mban pozitën e kryesuesit të Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, ishte arrestuar para dy vitesh në Francë, për shkak se në veturën e tij ishin gjetur 3 kilogramë drogë të llojit heroinë.


    Në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Rediart Cankja është shpallur plotësisht i pafajshëm për akuzat për lënde narkotike dhe se i njëjti nuk ka pasur kurrë dosje penale dhe ka një qëndrim dhe punësim të rregullt që 20 vjet në Belgjikë.

    Sipas Vetëvendosjes kjo shpifje doli nga zëvendësministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Engelbert Zefaj dhe po bëhet për të njollosur zyrtarët e LVV-së.

    Reagimi i plotë:

    Në përgjigje te dezinformimit dhe shpifjeve publike të zv. ministrit të LDK ju sqarojmë si më poshtë:

    Rediart Cankja është shpallur plotësisht i pafajshëm për akuzat për lënde narkotike. Nuk ka pasur kurrë dosje penale dhe ka një qëndrim dhe punësim të rregullt që 20 vjet në Belgjikë.

    Rediart Cankja vazhdon punën si përkthyes i Policisë Federale, përkthyes i gjykatave në Belgjikë dhe asistent social në organizatën shtetërore CAW Antwerpen. Ai aktualisht është anëtar i kryesisë së partisë CDV në Ekeren, partia kristian demokrate në Belgjikë.

    Rediart Cankja është familjar dhe baba i 3 fëmijëve.

    Shpifje të tilla politike që janë edhe të dënueshme po bëhen sa për t’i njollosur zyrtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!