×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani në përkrahje të kombëtares: Sonte presim shkëlqim në fushë

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 19:24

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të Kombëtares së Kosovës në futboll pak para fillimit të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut.


    Ajo ka thënë se përkundër rezultatit, djemtë do të admirohen e mbështeten secilën herë që veshin fanellën e dardanëve.

    “Fitoret i japin hijeshi futbollit, ndaj sonte prej djemve të Kosovës presim shkëlqim në fushë.

    Por, përtej rezultatit, këta djem siç do të duartrokiten sonte, do të admirohen e mbështeten secilën herë që veshin fanellën e dardanëve!. Forca Kosova”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në “Facebook”.

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1818889528273303

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!