×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli takon Vahelyin: I tregova se BE-ja e ka lënë Kosovën pas dore

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 19:49

    Edhe Kadri Veseli është takuar sot me komisionerin evropian, Oliver Varhelyi.


    Kryetari i PDK-së ka shpalosur se çfarë ka biseduar me hungarezin. Thotë t’ia ketë shprehur zhgënjimin e kosovarëve me qasjen që BE-ja ka pasur sa i takon liberalizimit të vizave.

    Bashkimi Evropian e ka lënë veçanërisht Kosovën pas dore, por edhe tërë regjionin në përgjithësi.

    Kështu deklaron Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, t’i ketë thënë Komisionerit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në takimin që patën sot.

    “Shpreha keqardhjen për faktin që BE-ja është vonuar në shumë aspekte me rajonin tonë në përgjithësi dhe ka lënë pas dore në mënyrë të veçantë Kosovën. Zvarritja e liberalizimit në kushtet kur Kosova ka vite që ka përmbushur kriteret, ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të ndihen të trajtuar në mënyrë selektive nga BE”, njofton Veseli për takimin me zyrtarin evropian, përmes një postimi në Facebook.

    Në të njëjtin postim, Veseli “fton qeverinë që të ndjekë një kurs të qartë e dinamik politik për sa i përket integrimit evropian”.

    “Po ashtu duhet të tregohet më e përkushtuar për të përmbushur zotimet e marra në kuadër të agjendës evropiane si dhe duhet të zbatojë rekomandimet e raportit të vendit që sapo ka dale”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!