×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj e vërteton që s’ka lidhje me futboll, kjo është huqja e madhe që e ka bërë

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 19:55

    Zëvendës kryeministri i Kosovës, Driton Selmonaj duket se nuk është një përcjellës i madh i futbollit.


    Kosova sot luan gjysmëfinalen e playoffit të Ligës së Kombëve kundër Maqedonisë së Veriut në Todor Proeski në Shkup.

    Ndeshja sigurisht që ka ngjallur reagime dhe është duke u pritur më ethe nga të gjithë tifozët e futbollit në Kosovë.

    Por, si duket zëvendës kryeministri i Kosovës nuk merr shumë në futboll.

    Ai gjatë një interviste të televizionit shtatë kur pyetët nga gazetarët se çfarë mendon për ndeshjen e sotme thotë se Kosova duhet të fitojë me një rezultat “minimal” por që të arrijë të tri pikët.

    “Fitore minimale, mjafton 0-1 ose 1-2. Me rëndësi Kosova t’i fitojë tri pikë”, thotë ai.

    Kujtojmë se kjo ndeshje nuk është më pikë dhe se fituesi i saj do të kalojë në finale të playoffit në Ligën e Kombeve ku do të luajë kundër fituesit të përballjes Gjeorgji-Bjellorusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!