×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U21 zhvillon stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri”, gati ndaj Austrisë U21

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 20:35

    E gjithë vëmendja është te ekipi A i Kosovës që do të përballet ndaj Maqedonisë së Veriut në “Todor Proeski” në Shkup.


    Mirëpo, ekipi i 21 vjeçarëve të “Dardanëve” gjithashtu ka sfida të rëndësishme pranë vetës dhe tashmë është gati për to.

    Shpresat e Kosovës e kanë përfunduar seancën e fundit stërvitore para takimit të nesërm ndaj Austrisë U21.

    Të enjten me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Austrisë U21, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.

    Kujtojmë se ndeshjen e radhës, Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Andorrës U21 me 13 tetor nga ora 19:00 në stadiumin ” Fadil Vokrri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!