×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hasani: Pika për Ujmanin në marrëveshjen e Washingtonit s’cenon territorin e Kosovës

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 21:28

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë gjegjësisht pika për Liqenin e Ujmanit nuk cenon territorin e Kosovës.


    Hasani në KlanKosova ka thënë se në atë dispozitë që ësht nënshkruar në Uashington nuk thuhet askund se do të ketë prekje të territorit.

    “Në asnjë intepretim të asaj dispozite nuk thuhet se do të ketë prekje të territorit”, ka thënë Hasani.

    Ai ka shtuar se sa i përket Ujmanit, aty Serbia pyetet vetëm aq sa i takon për shfrytëzimin e energjisë.

    “Nuk implikon integritetin territorial të Kosovës, fizibiliteti kryhet nga amerikanët, Serbia pyetet për sa I takon shfrytëzimit të energjisë dhe diversifikimit të saj”, ka thënë Hasani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!