×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nesër Asambleja e PS, zbardhet axhenda

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 22:15

    Nesër PS mbledh Asamblenë Kombëtare, ku përveç 350 anëtarëve pjesë të saj mund të bëhen të gjithë ata që pavarësisht bindjeve, duan të japin vlerësimin e tyre për ministrat. Mbledhja do të mbahet tek Amfiteatri i Liqenit Artificial.


    Hapja do të bëhet me një fjalim nga kreu i PS-së Edi Rama, i cili pritet që të japë edhe detyrat për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërkohë që gjithashtu ai do të prezantojë edhe platformën dixhitale për të cilën njoftoi të dielën e 4 tetorit, ku anëtarë ose jo të partisë mund të japin vlerësimin për ministrat, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndryshime mes tyre.

    Në rend të ditës është edhe zgjedhja e organeve drejtuese të partisë, duke nisur nga Kryesia e re, Sekretari i Përgjithshëm, sekretariatet, kryefinancierin dhe disa votime të tjera.

    Axhenda e mbledhjes:

    Pjesa e parë:

    I. Hapja e mbledhjes.

    II. Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.

    III. Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

    Pjesa e dytë:

    IV.Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës”Zgjidh deputetin tënd”;

    V.Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:

    Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;

    Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;

    Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;

    Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;

    Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;

    Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;

    Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;

    Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;

    Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;

    Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;

    Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;

    Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;

    Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;

    VI.Mbyllja e mbledhjes.

    Shënim: E detyrueshme mbajtja e maskës nga pjesëmarrësit në mbledhje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!