×
  • Sport
  • Sport

    Herolind Shala i kërkon falje popullit të Kosovës pas humbjes nga Maqedonia

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 23:44

    Kosova u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut dhe kështu humbi mundësinë për të shkuar në finale të play-offit të Ligës së Kombeve


    Herolind Shala pas ndeshjes ka qenë shumë i mërzitur, ashtu si pjesa tjetër e futbollistëve, shkruan Reporteri.net

    Mesfushori i Kosovës i ka kërkuar falje popullit pasi nuk arritën që ta mposhtin Maqedoninë dhe të ëndërronin një kualifikim në Evropian.

    “Në minutat e fundit të ndeshjes kishim shumë depërtime, por nuk kishim shumë lojtar brenda zonës dhe aty kemi çaluar dhe kemi pësuar dy gola shumë të lehtë,” ka thënë Shala.

    “Kemi provuar me krijuar sa më shumë raste, por në fund nuk ia dolëm. Dua ti kërkoj falje popullit tonë sepse i kemi zhgënjyer, nuk e arritëm qëllimin,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!