Janë caktuar organizatorët e ndeshjeve që do të zhvillohen në muajin nëntor. Për shkak të situatës me pandeminë, një shtet do të jetë organizator i grupit, derisa për takimet e muajit shkurt të vitit të ardhshëm do të vendoset në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës, që do të mbahet në dhjetor.
Kriteret më të rëndësishme në zgjedhjen e nikoqirëve ishin garancitë shëndetësore dhe të udhëtimit dhe pajtueshmëria me protokollet shëndetësore të FIBA-s, përfshirë testimin dhe hyrjen e kontrolluar në një mjedis të sigurt.
Preferenca iu dha kandidaturave nga kombet që janë planifikuar të luajnë dy ndeshje në shtëpi në dritaren e nëntorit, njofton FIBA.
Orari i saktë i lojërave do të konfirmohet më vonë këtë muaj – njofton faqja e FBK-së.
Në Raundin e Parë të para-kualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023, Kosova është në Grupin B, së bashku me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun. E drejta e organizimit i është dhënë Sllovakisë, në ndeshjet që do të zhvillohen nga 23 deri më 29 nëntor.
Kosova do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën në muajin nëntor, derisa në Shkurt 2021 me Luksemburgun dhe Sllovakinë.
Dardanët në dy ndeshje kanë shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun në shtëpi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.